Transmetuar më 18-05-2017, 20:18

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Elbasan.

H.H., 68 vjeç, banues në fshatin Thanë Elbasan, i cili po udhëtonte me biçikletë në aksin rrugor Elbasan – Cërrik në fshatin Gjergjan, dyshohet se  është përplasur nga automjeti me targa AA 633 PU.

Shtetasi H.H, pasi ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Elbasanit është dërguar në Tiranë dhe më pas ka gjetur vdekjen.

Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit, Sokol  Hysa, 43 vjeç banues në Belsh.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”./a.k/noa.al/