Transmetuar më 18-05-2017, 19:13

Një djalë 12 vjeç qëlloi dhe vrau një shoqen e tij bashkëmoshatare, teksa luante me pushkën e të atit. Gjithë skena u transmetua direkt në Facebook.

Dy fëmijët po luanin me fëmijë të tjerë, në shtëpinë e të miturit që shkrepi këmbëzën në Santa Rosa de Calchines, qytet i vogël në Argjentinë.

Djaloshi e kishte gjetur armën e gjuetisë së të atit në shtëpi dhe goditi në fytyrë shoqen, Georgina Magali Vega, teksa ishin duke lozur.

Në videon që noa.al sjell më poshtë shihen një grup fëmijësh që qeshin dhe bëjnë shaka me 12- vjeçarin, i cili e kthen armën në drejtime të ndryshme.

“Po më vrave, do të vrasë”, thotë i mituri duke qeshur.

Krejt papritur aksidentalisht ai shkrep këmbëzën, ndërkohë që dëgjohen zhurma.

Ishin fqinjët ata që u alarmuan nga e shtëna, por pa mundur të bëjnë gjë për vogëlushen, e cila kishte gjetur vdekjen në vend.

Policia po heton lidhur me tragjedinë e ndodhur ditën e djeshme, e mërkurë, por nga të gjitha të dhënat dyshohet se gjithçka ka qenë aksidentale. /a.y/noa.al