Transmetuar më 18-05-2017, 19:05

Ish kryeministri dhe deputeti aktual demokrat, Sali Berisha, komenton marrëveshjen që arritën mes tyre, kreu socialist Edi Rama dhe ai opozitar, Lulzim Basha.

Për Berishën, me këtë marrëveshje ka fituar Shqipëria.

Berisha mendon se Rama dhe Basha me këtë marrëveshje që firmosën, “i dhanë zgjidhje njërës prej krizave politike më të rrezikshme të këtyre 26 viteve të fundit, që prej disa muajsh kishte rrokur vendin”.

Në këtë kontekst, Berisha mendon se “çdo shqiptar duhet të ndjehet vërtet i lehtësuar për zgjidhjen me mjete politike të kësaj krize që kërcënonte në mënyrën më serioze ekzistencën e pluralizmit politik në Shqipëri, themelet kushtetuese te shtetit demokratik, paqen sociale dhe stabilitetin e vendit”. /noa.al/