Transmetuar më 18-05-2017, 18:58

Marrëveshja e arritur mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, krahas shtyrjes së zgjedhjeve për në 25 qershor, nga 18 kur ishte dekretuar data nga Presidenti, parashikon edhe ndryshime në qeveri.

Nga këto ndryshime do të lënë postin gjashtë ministra dhe më konkretisht ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ai i Drejtësisë Petrit Vasili, e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ajo e Arsimit Lindita Nikolla, ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Olta Xhaçka dhe ai i Financave Arben Ahmetaj.

Krahas tyre do të largohet edhe zv.kryeministri Niko Peleshi.

Në marrëveshjen e arritur pas takimeve maratonë të dy ditëve të fundit mes Ramës dhe Bashës, opozita do të marrë postin e zv.Kryeministrit, ministrit të Brendshëm, ministrit të Arsimit, ministrit të Shëndetësisë, ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ministrit të Financave, ministrit të Drejtësisë, si dhe disa drejtori të rëndësishme.

Bazuar në marrëveshje opozita detyrohet të votojë në Parlament, organet e vettingut. Opozita ka marrë edhe kreun e KQZ, ndërsa edhe Avokati i Popullit, do të jetë propozim i opozitës. /a.y/noa.al