Transmetuar më 18-05-2017, 18:27

Deputetja e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Mesila Doda shprehet kritike dhe e revoltuar për marrëveshjen e arritur mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Ajo thotë se gjithë halli ka qenë për të zhdukur partitë e tjera dhe për të krijuar një qeveri mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

“Dhe ta mendosh që kemi tre muaj që bëjmë thirrje për dialog për rritjen e standardeve të zgjedhjeve e për më shumë garanci për opozitën... këto paskan pas hallin e qeverisë PD+PS dhe të zhdukin të tjerët??? Domethënë çadra vetëm hallin e PS dhe kanabisit nuk paska pas...tani edhe mund të mos bëni me zgjedhje se qeverinë e bëtë... e t’ju rrojë... dhe festoni me një cigare hashash..., pini e ndajeni kanabisin bashkë...”, shkruan Doda në Facebook.

Ky reagim vjen pasi bazuar në marrëveshjen e ditës së sotme, për zgjedhjet e shtyra nga 18 për në 25 qershor, partitë do të regjistrohen të ndara dhe jo në koalicion. /a.y/noa.al