Transmetuar më 18-05-2017, 18:12

Vajza e ekranit Luana Vjollca ka treguar anën e saj bujare. Gjatë ditës së sotme ajo ka shkuar tek shtëpia e fëmijëve “Zyber Hallulli” në kryeqytet, ku është takuar me të vegjlit dhe ka ndarë momente me ta.

Luana ka shkuar me dhurata në duar për fëmijët jetimë, duke u zbukuruar disi ditën.

Ajo ka publikuar një video në Instagram nga kjo vizitë, ku shkruan, “Dita ime e bukur me engjëj… Më dhuroni ndjenjën më të mirë në botë! Faleminderit për gjithë dashurinë tuaj sa herë takohemi. Zoti ju bekoftë, shihemi shpejt sërish zemrat e mia”. /a.y/noa.al