Transmetuar më 18-05-2017, 18:00
Publicitet

Pas publikimit të marrëveshjes së arritur mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, kreu i qeverisë ka një koment të shkurtër.

“E filluam me McAllister plus dhe e mbaruam me një big mac (hamburger i madh)”, tha Rama për gazetarët, pak pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste.

Në marrëveshjen e kurorëzuar ditën e sotme thuhet se data e re të zgjedhjeve do të jetë më 25 qershor 2017, ndërsa jepen detaje për qeverinë teknike.

Bazuar në marrëveshje, opozita do të marrë postin e zv.Kryeministrit, ministrit të Brendshëm, ministrit të Arsimit, ministrit të Shëndetësisë, ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ministrit të Financave, ministrit të Drejtësisë, si dhe disa drejtori të rëndësishme. /a.y/noa.al

Loading...