Transmetuar më 18-05-2017, 17:49

Ndryshe nga sa mund të mendoni lidhur me aspirinën, për të cilën keni bindjen se shëron dhimbjen e kokës dhe të ftohtë të ndryshëm, ajo që nuk dini është se arrin t’u heqë ngjyrën e errët rrobave.

Aspirina për shkak të përbërjes së saj, arrin që të heqë papastërtitë pa dëmtuar fibrat, gjë që nuk ndodh me detergjentët dhe produktet e tjerë kimikë.

Si të mos mjaftonte është shumë më ekonomike se zbardhuesit e tjerë. Mjafton që të shkrini pesë aspirina në shtatë litra ujë të ngrohtë, ose t’i shkërmoqni.

Në momentin që nuk do të ketë më pjesë të patretur, hidheni në lavatriçe dhe lëreni me rrobat të veprojë gjatë gjithë procesit larës, shkruan noa.al.

Veç bëni kujdes ndaj njollave të gjakut, pasi aspirina nuk i eliminon, përkundrazi i bën edhe më të vështira për t’u hequr. /a.y/noa.al