Transmetuar më 18-05-2017, 17:05

Një djalë 25- vjeçar me banim në Gjermani, ka tentuar të shantazhojë familjen e Michael Schumacher me kërcënime ndaj fëmijëve të ish- kampionit të Formula 1 dhe gruas së tij Corinna.

Ai ka kërkuar 900 mijë euro duke kërcënuar se në të kundërt fëmijët e Schumacher do të kishin pasoja. I dyshuari u identifikua nga policia pasi në një email kishte dhënë numrin e llogarisë së tij bankare për të bërë pagesën.

Gjithçka ka ndodhur një vit më parë, por këtë të mërkurë Huseyin B., u dënua me një vit e gjysmë burg dhe gjobë prej 4500 euro, si dhe u detyrua të ndjekë një terapi psikiatrie.

“Nëse paratë nuk do të mbërrijnë deri në 31 mars 2016, fëmijët do pësojnë diçka. Shumë aksidente ndodhin në Formula 4”, thuhej në kërcënim, shkruan noa.al.

Në këtë pikë, ai i referohej djalit 18- vjeçar të Schumacher, Mick, i cili në vitin 2015 nisi të garojë për Formula 4. Gruaja e Schumacher bëri denoncim në polici, duke u treguar emailet e marra dhe numrin e llogarisë bankare. /a.y/noa.al