Transmetuar më 18-05-2017, 16:29

Një djalë 15- vjeçar italian nga Lombardia me banim në Angli bashkë me familjen, u arrestua këtë të martë nga policia angleze.

Ai akuzohet se ka abuzuar seksualisht për disa muaj me radhë me vëllanë e tij 7 vjeç.

Siç thotë policia angleze, adoleshenti i ka regjistruar aktet e abuzimit seksual, ndërkohë që gjithçka ia ka dërguar një shoqeje që kishte në Facebook, kur në fakt “shoqja” ishte një burrë. Ishte pikërisht "mikesha" ajo që zbuloi abuzimin tronditës.

Ngjarja e rëndë ka tronditur të dy shtetet, ndërkohë që detajet e saj janë të rezervuara për shkak të moshës së mitur të të dëmtuarit. /a.y/noa.al