Transmetuar më 18-05-2017, 16:17

Kompania britanike e kruazierave ‘Cunard’ përfshin në programin e saj për Shqipërinë edhe vizita në qytetin e harruar të Delvinës.

Me ndërmjetësinë e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit për herë të parë nga kruazierat që prekin portin e Sarandës do të ketë edhe programe të dedikuara për qytetin e Delvinës dhe monumentet e saj unikale të trashëgimisë kulturore.

Në veçanti turistët do orientohen drejt një prej monumenteve më të rralla të trashëgimisë fetare e kulturore të gjendura në hapësirën me Sarandës dhe Delvinës, siç është xhamia e Gjin Aleksit në fshat-lagjen Rusan.