Transmetuar më 18-05-2017, 15:41

Koncerti i “3 musketierëve” të muzikës rock në Shqipëri, Aleksandër Gjoka, Elton Deda dhe Redon Makashi elektrizoi Pallatin e Kongreseve.

Mes fansave të shumtë të tyre mbrëmjen e 15 majit, kishte edhe shumë kolegë, të cilët nuk e humbën rastin për t’i dëgjuar teksa këndonin live.

E teksa në skenë po këndonte Aleksandër Gjoka, Aurela Gaçe dhe Dashnor Diko u rrëmbyen tërësisht nga muzika duke kënduar të shfrenuar.

Videon të cilën noa.al e sjell më poshtë, e publikoi Aurela në Instagram, duke treguar se sa shumë u kënaqën në koncertin që la gjurmë.

Aleksandër Gjoka, Elton Deda dhe Redon Makashi u rikthyen me hitet e tyre më të mira në vite, por edhe me shumë elementë të rinj në koncertin recital. /a.y/noa.al