Transmetuar më 18-05-2017, 15:12

Ish- kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, shprehet i lumtur për arritjen e marrëveshjes për daljen nga kriza politike, mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Presidenti i zgjedhur tha se është informuar nga mediat mbi arritjen e saj, ndërsa uroi që t’i shërbejë standardit të zgjedhjeve, demokracisë dhe qytetarëve.

I pyetur nga gazetarët, gjatë një aktiviteti ku ishte i pranishëm sot, nëse ndjen keqardhje se nuk ishte ndërmjetësi i marrëveshjes, ai tha se “Unë nuk kam qenë ndërmjetësi i kësaj marrëveshje, por imponuesi i saj bashkë me LSI, PDIU dhe parti të tjera”.

Ndërkohë lidhur me takimin që pati sot me ish- Kryeministrin Sali Berisha dhe çfarë u diskutua, Meta u shpreh se, “Zoti Berisha është dobësia ime dhe në çdo kohë jam i gatshëm ta ndjej këtë kënaqësi”. /a.y/noa.al