Transmetuar më 18-05-2017, 14:54

Kur kanë kaluar pothuajse gjashtë muaj nga ardhja e saj në jetë, më në fund mund të shihnim se sa e bukur është vajza e Stines.

Prindërit e kishin mbajtur këto kohë pak të fshehtë fytyrën e vajzës. Partnerja e tij, Graciela, postoi para ca kohësh një video që shumë shpejt e largoi nga sytë e publikut.

Stine ka zgjedhur t’i postojë përmes filtrave, fotot e saj, por këtë herë me video dhe foto na ka treguar, megjithëse paksa në profil, fytyrën e së bijës.

“Jeta ime” shkruan Stine në komentin e videos, ndërsa te fotoja ka mbetur pa fjalë. No comment, shkruan ai. /b.l/noa.al/