Transmetuar më 18-05-2017, 14:40

Ky është horoskopi për ditën e enjte, 18 maj 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për financat dhe ndjenjat, si do ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Mjedisi yjor do e favorizojë tej mase jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Do jeni të pandashëm nga partneri/ja dhe priten vetëm momente të bukura. Beqarët do bëjnë mirë të mos ndërmarrin shumë rreziqe vetëm që ta ndryshojnë statusin sepse nuk do ja vlejë. Nëse me financat tregoheni të matur, gjendja ka për të ndryshuar shumë shpejt për mirë.

Demi

Për ata që janë në një lidhje kjo ka për të qenë një ditë tërësisht normale dhe pa ndonjë problem. Bëni gjithmonë atë që do ndieni pa menduar për opinionet e të tjerëve. Beqarët nuk do jenë shumë në humor për të kërkuar dashurinë e për të bërë ndryshime. Financat do kenë disa tronditje të vogla, por me pak kufizime do arrini t’i stabilizoni.

Binjakët

Vështirësitë nuk do mungojnë sot për ju ë jeni në një lidhje megjithatë në vend që të dekurajoheni duhet të përballeni me to dhe t’iu gjeni sa më parë një zgjidhje. Beqarët do kenë një takim të veçantë dhe shumë shpejt do fillojnë edhe lidhje. Të ardhurat do mbeten të kënaqshme në çdo moment. shëndeti do jetë disi delikat, kujdesuni për veten.

Gaforrja

Ditë e favorshme për të bërë diskutime të sinqerta e për të zgjidhur problemet. Pas mesdite do dukeni të qetë dhe buzëqeshja do ju rikthehet. Beqarët mund ta shohin me një sy tjetër një mik të vjetër, por tani për tani do kenë druajtje për t’ia shprehur ndjenjat. Mërkuri do jetë planeti që do favorizojë financat.

Luani

Për të dashuruarit kjo ka për të qenë një ditë e mbushur me surpriza dhe emocione të jashtëzakonshme. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo sekondë. Beqarët vërtet do lodhen pak por deri në mbrëmje do arrijnë ta bëjnë për vete personin që kanë pëlqyer prej kohësh. Në planin financiar nuk do keni asnjë problem pasi deri me sot keni ditur si t’i menaxhoni të ardhurat.

Virgjëresha

Ditë e mbushur me bashkëpunim, alegri dhe emocione do jetë kjo e sotmja. Në çdo moment do ndiheni të bekuar nga yjet dhe nuk do kërkoni asgjë më tepër. Beqarët do bëjnë edhe sakrifica për të gjetur personin e ëndrrave, por për fat të keq do jenë pa fat. Financat nuk do jenë shumë të mira edhe pse ju nuk do bëni shpenzimet të pamenduara.

Peshorja

Ka rrezik që duke qenë se gjerat mes jush dhe partnerit/es kanë pasur probleme kohët e fundit, sot të flirtoni me persona të tjerë. Ky do jetë një gabim. Beqarët do kënaqen me takimet që do realizojnë edhe pse me asnjërin person nuk do mendojnë për lidhje serioze. Në planin financiar do dini si t’i bëni me kujdes llogarië.

Akrepi

Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni sa më të matur ju të dashuruarit sepse çdo fjalë apo gjest i pamenduar mund të çoje në acarim të situatës. Beqarët do realizojnë disa takime dhe pas një personi do mrekullohen. Shumë shpejt për ta do ketë ndryshime rrënjësore. Financat nuk do jenë të këqija në mëngjes, por për shkak të shpenzimeve të domosdoshme gjendja do dobësohet.

Shigjetari

Ditë e përkryer do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do keni nevojë për fjalime të gjata për t’u marrë vesh me atë qe keni në krah. Edhe beqarët do jenë me më shumë fat në dashuri. Në planin financiar do jeni gjithë kohës nën trysni për ta mbajtur gjendjen të qëndrueshme, megjithatë do ja dilni mbanë.

Bricjapi

Ditë e paqëndrueshme ka për të qenë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Në mëngjes do qeshni e do argëtoheni, ndërkohë që pas mesditës mund të lindin mosmarrëveshje dhe debate të cilat mund të arrijnë edhe në ndarje të befta. Hëna do ua mbrojë gjatë gjithë kohës sektorin financiar dhe nuk do keni asnjë lloj problemi.

Ujori

Ditë mjaft dinamike ka për të qenë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do jeni dakord me partnerin/en të bëni çdo gjë që do ju pëlqejë dhe që do ju bëjë të ndiheni mirë të dy palëve. Beqarët ka rrezik që për arsye të ndryshme t’i refuzojnë ftesat që do iu bëhen. Nëse me shpenzimet do dini si të silleni, buxheti nuk ka për të pasur asnjë lloj tronditjeje.

Peshqit

Nëse jeni në një lidhje sot duhet patjetër të vendosni rregull tek idetë tuaja, pasi vetëm në këtë mënyrë gjërat kanë për të ecur më mirë. Beqarëve zemra do ju rrahë akoma edhe më fort pasi yjet do ju shfaqin para personin për te cilin kane ëndërruar. Për financat do jetë ditë goxha pozitive. /b.l/noa.al/