Transmetuar më 18-05-2017, 14:24

Raporteri i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Knut Fleckenstein përshëndet marrëveshjen e arritur mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Urime! Mirë për Shqipërinë! Marrëveshje për zgjedhjet. I lumtur që së bashku me mikun amerikan David McAlister, unë munda të kontribuojë. Progres”, shkruan ai në Facebook.

Pas takimit maratonë të përfunduar pas mesnatës së lënë pas, në daljen para gazetarëve, kryetari i PD-së pohoi arritjen e marrëveshjes: “kemi arritur një marrëveshje që do të formalizohet brenda 24 orëve dhe vetëm më pas do të kemi një komunikim publik”, u shpreh shkurt Basha. /a.y/noa.al