Transmetuar më 18-05-2017, 14:16

Chris Brown është rikthyer me një projekt të ri, por… jo muzikor! Si duket, këtë periudhë reperi amerikan ka qenë  i angazhuar me xhirimet e dokumentarit të tij “Welcome to my life”.

“Përshëndetje të gjithëve, jam Chris Brown. Këtë ditë, ju lutem fiksojeni, 8 qershor  do të shfaqet dokumentari  im  “Welcome to my life” në teatër. Dhe unë ju ftoj ju të gjithëve që ta shihni’, shprehet Chris.

Me aq sa dimë “Welcome To My Life” do të fokusohet tek problemet e reperit me ligjin dhe aftësinë e tij që të zhvillohet përtej çdo pritshmërie. Në të do të shfaqen dhe personazhe të njohur si Usher dhe Mike Tyson.

Gjithashtu në këtë dokumentar do të flitet për kulmin e karrierës së Chris Brown si edhe problemet e jetës personale, përfshi  këtu edhe dhunën e ushtruar ndaj ish të dashurës së tij, Rihanna./  /b.l./noa.al/