Transmetuar më 18-05-2017, 13:51

Dy persona në Tiranë, tentojnë të vjedhin një shtetase të huaj pranë një pike karburanti.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, e mërkurë, në Valias, pranë një karburanti, dy persona, kanë tentuar të vjedhin M.R., 23 vjeçe, banuese në Rumani.

Gjithçka ka ndodhur teksa e reja është ndalur për të furnizuar makinën me karburant. Në momentin që ka parë dy të rinjtë që kanë tentuar ta vjedhin, 23- vjeçarja i ka dhënë gaz makinës, duke u larguar.

Pas kësaj, ajo është paraqitur në komisariatin nr.5 të policisë për të bërë denoncim. Aktualisht po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /a.y/noa.al