Transmetuar më 18-05-2017, 13:41
Publicitet

Pak orë pasi Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha deklaruan se u arrit marrëveshja për daljen nga kriza, kryetari i Kuvendit Ilir Meta i ka shkuar në zyrë ish- Kryeministrit Sali Berisha.

Takimi mes tyre është mbajtur mesditën e sotme dhe ka zgjatur afro gjysmë ore, ndërkohë që paralelisht prej më se tre orësh Rama dhe Basha ndodhen në takim, për të detajuar pikat e marrëveshjes.

Mësohet se në fokus të bisedës mes Metës dhe Berishës ka qenë situata politike dhe rruga e zgjidhjeve, ndërkohë që nuk dihet nëse zgjedhjet e parashikuara për në 18 qershor, do të shtyhen ose jo. /a.y/noa.al

Foto arkiv

Loading...