Transmetuar më 18-05-2017, 13:40

Monica Belluci ka zyrtarizuar hapjen e edicionit të shtatëdhjetë të festivalit të Kanës, në Francë, Festivali drejtohet nga regjisori Pedro Almodovar, i cili gjatë fjalimit e krahasoi me një femër, bukuria e së cilës nuk është te rinia por te shpirti i saj.

"Jam shumë e  lumtur që këtë vit janë 12 filma të realizuar nga regjisori, i cili njëkohësisht dhe presidenti i jurisë dhe është një person që i pëlqen femrat dhe që në posterin e festivalit është Claudia Cardinale", ka thënë aktorja italiane gjatë një fjalimi të shkurtër.

Gjithashtu ka pasur dhe një performancë të 52 vjeçares në një tango të mrekullueshme e cila mbyllet me një puthje dhënë aktorit francez Alex Lutz, i cili ka qenë në krah të saj.

Me presidentin që “i do femrat si Pedro Almodovar”, filmat e Festivalit të 70-të të Kanës, do të “rizgjojnë fëmijën që ndodhet brenda nesh”, ka vijuar Bellucci.

Në krah të regjisorit spanjoll, ka qenë edhe pjesa tjetër e jurisë: Paolo Sorrentino, Jessica Chastain, Maren Ade, Fan Bingbing, Park Chan Wook, Agnes Jaoui, Will Smith e Gabriel Yared. /b.l/noa.al/