Transmetuar më 18-05-2017, 13:24

Ajo po përjeton një lidhje romantike prej pesë muajsh me The Weeknd dhe duket se ky romanticitet është pasqyruar edhe në klipin më të ri të këngëtares, “Bad Liar”.

24-vjeçarja ka postuar disa pamje provokuese nga klipi i këngës së saj të fundit, ku shfaqet në shtrat me një këmishë nate rozë mëndafshi.

Në një pamje tjetër, këngëtarja ka veshur një t-shirt sërish me lëvizje provokuese. Në të njëjtën kohë ajo ka lançuar edhe këngën e plotë në Spotify.

Pak ditë më parë, 24-vjeçarja bëri të ditur për fansat e saj, përmes një postimi në Instagram, se së shpejti do të ketë një dalje live në kompeticionin muzikor ‘Billboard Music Awards 2017’, më 21 maj.

Selena postoi një foto në Instagram ku shkruante ‘Bad Liar’, produkti i saj i ri muzikor, të cilën do t’a performojë në ‘Billboard Music Awards 2017’. /b.l./noa.al/