Transmetuar më 18-05-2017, 13:12

Një planet i një sistemi tjetër diellor rrezikon të përplaset me Tokën, duke shkaktuar tërmet dhe tsunami shkatërrues, brenda muajit gusht.

Shkencëtari amerikan David Meades pretendon se impakti i një “Planeti X”, mund të shkaktojë vdekje masive dhe shkatërrim.

Siç shkruan “The Sun”, teoricienët e konspiracionit besojnë se ky impakt mund të shkaktojë dhjetëra tërmete me magnitudë mbi 9 ballë të shkallës Rihter, të cilat do të stimulojnë tsunami dhe mund të zhdukin 50% të popullsisë botërore.

“Jemi në rrezik, koha po ndryshon për shkak të një lidhje elektromagnetike mes planetëve dhe kjo mund të ketë pasoja shkatërruese për planetin tonë”, thotë Meades, shkruan noa.al.

Ndryshimet e para lidhur me afrimin e planetit X, po verifikohen me tërmete të vegjël dhe aktivizime vullkanesh. Me afrimin e planetit të jashtëm, fenomenet do të shtohen.

Shkencëtari këshillon që para muajit gusht njerëzit të marrin masa në zona ku ky impakt të jetë më i vogël.

“Presidenti Donald Trump mund të jetë në dijeni të planetit X. Ai ka thënë se do zbulojmë mistere të thella të hapësirës”, shprehet shkencëtari. /a.y/noa.al