Transmetuar më 18-05-2017, 12:40

Këngëtarja e njohur Taylor Swift, ka folur më në fund në lidhje me romancën e saj të re. Pas një heshtjeje të gjatë të këngëtares ajo ka deklaruar se prej disa muajsh është në një lidhje me Joseph Matthew Alwyn, i njohur si Joe Alwyn.

Alwyn, i cili ka rrëmbyer zemrën e bukuroshes angleze është 26 vjeç dhe është një nga talentet më të rinj në Londër.

26-vjeçari është diplomuar në ‘National Youth Theatre’ para se të studionte në Universitetin e Bristol, dhe ‘London’s Royal Central School of Speech and Drama’.

Aktori i ri në moshë ende nuk ka një repertor të gjatë në kinematografi, ai ka luajtur vetëm në tre filma si dhe ka punuar me disa nga yjet më të njohur të Hollivudit.

Më herët Taylor Swift, ka patur një histori dashurie me Tom Hiddleston, të cilët i dhanë fund lidhjes së tyre në shtatorin e vitit të kaluar. /g.v/noa.al