Transmetuar më 18-05-2017, 12:30

Bllokohet kanabis në pikën kufitare të Kakavijës, një sasi e konsiderueshme lënde narkotike gati për t’u trafikuar drejt Greqisë,

Në orët e para të ditës së sotme në dalje të Shqipërisë është paraqitur Klajdi Këllçiu nga Fieri, me automjetin tip “Benz”, me targa AA 953 GF.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij u gjetën 10 pako me lëndë narkotike kanabis sativa me peshë totale 6 kg.

Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

29- vjeçari u arrestua në kushtet e flagrancës nën akuzën e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”. Ndaj të dyshuarit materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al