Transmetuar më 18-05-2017, 12:27

Gjigandi i motorit të kërkimit Google vjen së shpejti me risi. Kompania ka bërë të ditur se ata do të publikojnë një program të ri, të quajtur, Google Lens, i cili do të përdorë njohjen e imazhit dhe kamerën e telefonit tuaj për t’ju dhënë informacion rreth asaj që po kërkoni.

Gjatë një konference që zhvilloi Google, shefi ekzekutiv i kompanisë Sundar Pichai tregoi se si mund ta përdorni kamerën e smartfonit dhe Google Lens do të "lexojë" fjalëkalimin dhe do të lidhet automatikisht.

Natyrisht, Google Lens ka një mori funksionesh të tjera, si p.sh të jesh në gjendje të identifikosh me telefonin ndonjë lloj luleje vetëm pasi ta drejtoni telefonin nga ajo. Google Lens do të hapet në pajisjet Android muajt e ardhshëm pasi të përditësoni Google Assistant.