Transmetuar më 18-05-2017, 12:19

Ju ndodh që të shqetësoheni, pasi parfumi juaj nuk mban aromë gjatë gjithë ditës? Kjo për arsye se shpesh ka keqkuptime dhe gabime të zakonshme kur bëhet fjalë për vendin se ku duhet të mbahet parfumi.

Në lidhje me problemin tuaj, ekspertët japin një zgjidhje.

Ndoshta më e rëndësishmja është se parfumi nuk duhet të ruhet në tualet. Eksperti i parfumit Dr. Marlen Harrison shpjegon se “nxehtësia dhe lagështia mund të shkaktojnë uljen e vajrave të parfumit.  E largon aromën, dhe mund ta ndryshojë produktin tërësisht”, u shpreh ai.

Për t’a zgjidhur shqetësimin tuaj, dhoma e gjumit është një vend më i mirë për ta ruajtur atë.