Transmetuar më 18-05-2017, 12:12

Një shtetas shqiptar është ndaluar sot nga policia greke, me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Në banesën e 41 vjeçarit, në ishullin Zakynthos, u gjetën dhe sekustruan në cilësinë e provës materiale 43 paketa heroinë me peshë të përgjithshme 1,3 kg.

Policia gjithashtu sekuestroi 340 gr kanabis, të ndarë në 32 paketa, 1.900 euro si dhe paund skocezë dhe dollarë amerikanë. Për arsye hetimi nuk bëhet publik identiteti i tij. Çdo ditë, policia e shtetit fqinj ka ndaluar shtetas shqiptarë të përfshirë në trafiun e drogës. /k.k/noa.al/