Transmetuar më 18-05-2017, 12:05

Një dhi e lindur me një sy në ballë ka çuditur banorët e Assam të Indisë. Ajo ka ardhur në jetë në datën 10 maj, dhe kokën e ka thuajse të deformuar, ndërsa në ballë ka një sy të madh çikop.

Ciklopë konsiderohen gjallesat legjendare të krijuara nga poeti antik grek Homer në poemën epike Odisea.

“Është përgjegjësia ime të kujdesem për të dhe ta ushqej si një dhi normale. Mund të jetë një shenjë nga Perëndia që dhia ka lindur në shtëpinë time”, ka thënë pronari i dhisë Mukhuri Das.

Veterineri kishte parashikuar se dhia do të ngordhte brenda pak ditësh por ajo i ka sfiduar të gjitha parashikimet.

Dhia ka një gjendje të quajtur ciklopia që zhvillohet në mitër kur hemisfera e majtë dhe e djathtë e turit nuk ndahen gjatë shatëzanisë. /k.k/noa.al/