Transmetuar më 18-05-2017, 12:05
Publicitet

Një djalë i ri nga Shqipëria dje në mbrëmje është gjetur i vdekur në Tetovë, ndoshta si rezultat i goditjes elektrike. Ngjarja ka ndodhur në një shtëpi në rrugën “Drenovec” ku L.A., 20 vjeç ishte duke qëndruar me dy djem të tjerë po ashtu nga Shqipëria.

Djali shkoi në banjo, dhe pas një kohe u gjet në dysheme nga njeri prej miqve të tij, që doli në rrugë dhe bëri thirrje për ndihmë. Sipas dëshmisë së shokëve të tij E.S., 24 vjeç dhe G.C., 25 vjeç, po ashtu nga Shqipëria, ai ka vdekur në tualet duke bërë dush, dhe  ndoshta e ka zënë korrenti, raporton Tetova Sot.

Vdekja e djalit u konstatua nga mjeku ligjor. Në vendin e ngjarjes për inspektim shkoi dhe prokurori publik dhe një ekip nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Tetovës dhe trupi u dërgua për autopsi. /b.l/noa.al/

Loading...