Transmetuar më 18-05-2017, 11:40

Ajo është vendosur të futet në librat e regjistrimit të rekordeve Guinness, pasi është macja më e gjatë në botë. Macja, e quajtur Omar, ka një gjatësi prej 120 cm nga koka te bishti dhe peshon 14 kg.

Omar ka thyer rekordin e deri tanishëm, pasi ky titull aktualisht i përkiste një koteleje që ishte 118.3 cm e gjatë. Megjithatë, ekipi zyrtar i Guinness nuk ka përfunduar ende procesin për Omar, një ‘Coon Maine’, lloji i maces nga Australia, për të marrë titullin.

Pronarja e Omar, Stephanie Hirst, 29 vjeç, nga Melbourne, në Australi tha se macja vazhdoi të rritet me kalimin e kohës dhe tani është tre herë më e madh se një mace normale.

“Omari ishte i vogël kur unë e mora dhe tani ai është rritur shumë. Nuk e mendova në fillim se ai do të peshonte 14 kg”, u shpreh ajo. Por edhe pse ka një trup shumë të madh Stephanie, tha se Omar është shumë i ndrojtur. /g.v./noa.al/