Transmetuar më 18-05-2017, 11:28

Së fundmi në emisionin e mëngjesit "Aldo Morning Show" po aplikohet një mundësi për njohje të reja mes telefonuesve të cilët për arsye të ndryshme kanë humbur bashkëshortët e tyre.

Pasi prezantojnë veten dhe dëgjojnë disa nga të tjerët, ata rrëfejnë se cilin/ën pëlqyen duke ju dhënë  një mundësi nga Aldo që të komunikojnë bashkë "live" gjatë emisionit.

Një nga meshkujt që ka telefonuar për të shprehur simpatinë e tij ndaj një parafolëse është bërë viralë në internet pasi i pyetur nga Aldo se cili është libri që i ka pëlqyer më shumë.

Ai u përgjigj me seriozitet: "Unë nuk lexoj libra, unë merrem me punë. Lexoj ndonjëherë për mall, por merrem me pubnë. Libri që kam lexuar më shumë është matematika".

Aldo: Cila matematikë? 1 apo 2?

Telefonuesi: Po të gjitha faqet.