Transmetuar më 18-05-2017, 11:25

Marina Fara, vajza e këngëtares Eli Fara, nuk ka duruar më dhe ka sqaruar çdo spekulim rreth jetës së saj private. Pas publikimit në media, se ishte zbuluar mashkulli që e ‘detyroi’ të ndahej nga i fejuarai, Marina ka thënë se nuk ka pasur asnjë lidhje me personin që kanë shkuar mediat.

“Është bëre një postim në emrin tim që unë paskam lidhje me këtë lloj individi dhe është hera e parë që reagoj edhe pse shumë herë janë postuar gjëra të pavërteta dhe është bërë lajm duke shkelur çdo vlerë njerëzore. Unë me këtë lloj individi nuk kam as nuk mund të kisha kurrë një lidhje. Ky person nuk është as miliarder dhe as e njeh gjithë Viena siç deklaron , nuk është asgjë përveçse një mik i një shoqes sime që kemi rastisur veç dy herë në tavolinë”, shkruan Marina.

Ajo shpreh neveri për persona që përdorin emrin e saj për tu bërë protagonistë. Këta meshkuj, sipas saj, ‘janë një hiç që bëjnë hije kot’.

“Më vjen vërtet keq për këta lloj meshkujsh si puna e këtij në fjalë që çojnë mesazhe nëpër portale për tju dëgjuar emri duke përdorur emrin tim kur në të vërtetë janë një hiç që i bëjnë kot hije kësaj toke”, vijon reagimi i Marina Farës.

Pak muaj më parë ajo u nda nga i fejuari i saj biznesmen Edi Ismaili.