Transmetuar më 18-05-2017, 10:43

Katër persona, mes tyre tre minorenë kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës me akuzën e vjedhjes në bashkëpunim.

Uniformat blu kanë arrestuar në flagrancë Hyqmet Lelaj, 49 vjeç, A.Z., 15 vjeç, K.M., 14 vjeç, dhe A.Z., 14 vjeç, të gjithë banues në Vlorë.

Të katër të arrestuarit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin ditën e djeshme në vendin e stacionit të mallrave të trenit pranë lagjes “24 Maji” kanë vjedhur 1 rrotë të vagonit të trenit (me aks në mesin e dy rrotave) të cilët kishin për qëllim shitjen e tij për përfitime në grup.

Lidhur me rastin, materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”. /b.l/noa.al/