Transmetuar më 18-05-2017, 10:32

Trupi i saj u mbulua pothuajse nga 6 mijë tumore. Vetëm pak kohë më parë falë ndërhyrjeve mjekësore, gruaja iu kthye jetës së saj normale.

Bëhet fjalë për, Libby Huffer, 45 vjeç, nga Anglia, e cila vuante nga një çrregullim i rrallë ‘neurofibromatosis tip 1’, i cili ka të bëjë me një çrregullim gjenetik që konsiston me rritjen e gungave në trup, jo kancerogjene.

Vitin e kaluar, ajo filloi mbledhjen e fondeve për të paguar ndërhyrjen që mjekët do të bënin të quajtur, ‘elektrodepeksionimin’, i cili do të hiqte tumoret si dhe parandalonte rritjen e tyre.

Vetëm tre muaj më parë 45-vjeçares iu zhdukën rreth 1 mijë gunga tumorale në fytyrë dhe në pjesën e barkut të saj. Tani ajo e ka lëkurën më të pastër dhe pa problem mund të dalë në publik, shqetësim të cilin e ka vuajtur prej dekadash. “Tani mendoj se njerëzit nuk do të më shohin më me përçmim”, u shpreh Huffer.

Ndërkohë që më tej ajo shpjegon se si ndryshoi pamja e saj pas operacionit. “Dy javët e para ndjeva shumë djegieje dhe kruajtje. Ndërsa, tani jam mirë dhe nuk kam më aq shumë tumore në fytyrën time dhe ndjehem sikur kam fituar më shumë besim pas operacionit. Unë nuk ndjej më gunga të mëdha kur prek me dorë fytyrën time tani”, deklaroi 45-vjeçarja .

Gjendja e Huffer, u përkeqësua më shumë kur ajo lindi vajzën e saj të parë që tani është 23 vjeç, pasi masat tumorale u zgjeruan më shumë në sipërfaqe për shkak të shtatzënisë. 45-vjeçarja e ka vuajtur shumë sëmundjen e saj si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht dhe vetëm vitin e kaluar ajo doli publikisht, tregoi historinë e saj me qëllim për të mbledhur para për të bërë kështu ndërhyrjet e saj mjekësore. /b.l/noa.al/