Transmetuar më 18-05-2017, 10:11
Publicitet

Kompania Apple ka organizuar sot një sërë aktivitetesh edukative në 495 dyqanet e saj, në mbarë botën. Gjigandi i teknologjisë ka nisur një fushatë të titulluar “Sot në Apple”.

Në aktivitete do të marrin pjesë artistë të klasit botëror, fotografë dhe muzikantë, të cilët do të organizojnë ngjarje të dizajnuara, për t’i ndihmuar kështu vizitorët të përdorin kreativitetin e tyre.

Do të ketë seanca të tilla se si të mësojnë njerëzit të shkruajnë kodin e kompjuterit, mësime në lidhje me fotografinë, si dhe muzikantët e pranishëm në aktivitete do t’u mësojnë njerëzve se ai ta përdorin më mirë softuerin e muzikës në pajisjet Apple.

"Në zemër të çdo dyqani Apple sot është dëshira për të edukuar dhe frymëzuar përdoruesit dhe të apasionuarit pas nesh", tha Angela Ahrendts, nënkryetare e lartë e Apple në shitjen me pakicë. /g.v/noa.al/