Transmetuar më 18-05-2017, 09:56

Monika Kryemadhi, mëngjesin e sotëm në “Wake Up” në Top Channel e pyetur për ndërhyrjet që ka kryer kohët e fundit, është shprehur shumë modeste dhe duke buzëqeshur.

“I shëmtuari s’ka çfarë humbet. Unë kam qenë e shëmtuar gjithë jetën time. Unë vetëm kam rregulluar dhëmbët, kam zverdhur flokët sepse po ta shohësh më janë zbardhur flokët”, tha Kryemadhi. Më tej ajo shtoi se ndihet mirë me veten, dhe se reagimet e të tjerëve i duken pozitive. 

Madje në momentin që u publikua fotoja me mamanë e saj, Kryemadhi tha se shumë njerëz e kanë kuptuar se nuk ka kryer ndërhyrje kirurgjikale pasi ajo ngjan shumë me të ëmën, duke e nisur që nga mollëzat. 

Ndërsa përsa i përket angazhimit të saj në politikë Kryemadhi u shpreh, ‘Tani që iku Iliri kam mundësi të zhvilloj karrierën time politike”.

Eno Popi ka dashur ta ngacmojë disi duke i thënë se një nga kushtet e kësaj marrëveshje ka qenë edhe heqja e Metës si president dhe menjëherë Monika e ka vazhduar lojën duke thënë: “Jo pash Zotin se kush e duron edhe një herë tek partia!” duke shkaktuar kështu të qeshura. /b.l/noa.al/