Transmetuar më 18-05-2017, 09:41

Kylie Jenner duket se e ka të vështirë të largohet njëherë e përgjithmonë nga fëmijëria. Motra e bukuroshes 19-vjeçare, Khloe,  ka bërë të ditur së fundmi se Kyliet i pëlqejnë shumë drithërat me qumësht dhe i konsumon pothuajse çdo ditë ato.

Gjatë kohës që ajo ndodhej tek kuzhina e  saj, ylli i reality show-t amerikan Khloe, zbuloi koleksionin mbresëlënës të markave më të njohura të drithërave në Shtete e Bashkuara të Amerikës, të cilat motra e saj e vogël i pëlqen.

“Kylie ha ‘Charms Lucky’ gjatë gjithë kohës. Ajo është si një fëmijë tre vjeç”, u shpreh 32-vjeçarja.

Khloe, gjithashtu nuk harroi të mburret për veten e saj, pasi zbuloi koleksionin e çajrave të saj, të preferuar. Në sirtarët e kuzhinës së saj ajo mbante lloje të ndryshme çaji dhe tha se sa herë i vinin mysafirë ua servir dhe ata i pëlqenin shumë. /g.v/noa.al/