Transmetuar më 18-05-2017, 08:58

Sekuestrohet në Përmet lëndë narkotike, duke bërë që të vihet në pranga një person, i identifikuar si Njazi Çaushi, 56 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Çaushit, në sajë të operacionit të koduar Vila, efektivët e policisë kanë gjetur të fshehur një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa e cila pas peshimit ka rezultuar me peshë 41 kilogramë.

Lënda narkotike u gjet e fshehur në automjetin fugon me targa PR 0756 A, i cili ishte i parkuar në oborrin e banesës së Çaushit. 

56 vjeçari u arrestua në kushtet e flagrancës i dyshuar si i autor i kryerjes së veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.  /b.l/noa.al/