Transmetuar më 18-05-2017, 08:33

Një 8-vjeçare ka shkuar menjëherë në spital pasi një merimangë e vogël doli nga këmba e saj kur po bënte dush.

Scarlett Hinchcliffe nga Lincolnshire ishte për një shëtitje në pyll dhe kur u kthye kishte simptoma të ngjashme me gripin, por në fakt ishin prej një merimange që kishte hyrë në trupin e saj.

Në këmbën e saj u shfaq një shenjë e kuqe, në mes të së cilës ishte një vrimë e madhe e zezë. Mjekët zbuluan se brenda këmbës së saj kishte hyrë një merimangë që e ka kafshuar dhe më pas ka shpërthyer duke shkaktuar shenjën.

Nëna e Scarlett, Jodi Hinchliffe, 36 vjeç, e dërgoi atë menjëherë në spital, ku më vonë u diagnostikua me një pickim merimangash dhe iu dha antibiotikë.

"E pashë gungën prapa këmbës në këmbën e djathtë të Scarlett para se ajo të hynte në dush për tu larë pas shëtitjes në pyll. Më pas ajo u bë e dobët menjëherë, pa fuqi dhe frymëmarrja e saj ishte e paqëndrueshme”, rrëfen e ëma e vogëlushes.

Scarlett ende nuk është mirë dhe është duke marrë antibiotikë për të pastruar infeksionin e lënë pas. Jodi tani po u kërkon prindërve të tjerë dhe kujtdo që sëmuret papritur me simptoma të ngjashme me gripin, për të kontrolluar veten duke iu drejtuar menjëherë mjekut. /b.l/noa.al/