Transmetuar më 18-05-2017, 08:16

Në shtëpinë e Big Brother ka hyrë një instruktor që do t’u mësojë djemve lëvizjet e baletit klasik, që ata kanë si provë për këtë javë.

Por duket se më të interesuara se sa djemtë janë vajzat, në veçanti Fiorentina dhe Katerina.

“Çfarë trupi ky profesori. Ah, mor profesor na more në qafë”, thotë Fiorentina. Ndërsa Katerina i thotë se i pëlqejnë tutat që ai ka veshur “Sa të bukura ato tutat. Unë do t’i them të më sjellë herën tjetër një palë”, shkruan faqja e “BB”.

Kur mbaron prova Fiorentina i thotë Katerinës, “hajde takojmë profesorin, po dale të ikin çunat njëherë”. /b.l/noa.al/