Transmetuar më 18-05-2017, 07:57

Në prag të hapjes së Festivalit të 70 të filmit në Kanë, Bella Hadid është shfaqur hyjnore me të bardha.

Modelja 20-vjeçare, që çdo ditë e më shumë po merr vëmendje në botën e modës, e veshur me ta bardha tregonte edhe linjat e saj perfekte.

Bella është fotografuar edhe duke zbritur nga një varkë së bashku me modelen dhe njëkohësisht shoqen e saj Hailey Baldwin.

Por mesa duket gjërat nuk kanë shkuar kaq mirë në mbrëmje, pasi bukuroshja ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në tapetin e kuq në Festivalin e Kanës.

Duke parakaluar në tapetin e kuq të Festivalit të Përvitshëm të Filmit, e veshur me një fustan pastel, Bella i ka mahnitur të gjithë me pamjen joshëse, por çarja e lartë e fustanit ka bërë që aparateve të mos u shpëtojë “tradhtia” e tij dhe kanë nxituar ta fotografojnë Bella-n me të brendshme. /b.l/noa.al/