Transmetuar më 18-05-2017, 07:26

Që nga dita që ka ardhur në jetë, ne jemi mësuar me fotot e Tianit, madje i njohim edhe buzëqeshjen e ëmbël.

Tuna postonte pothuajse çdo ditë momentet e para me të birin duke e ndarë gëzimin me të gjithë.

Edhe Patrisi, jo më pak i emocionuar se ajo, ka ndarë emocionet e para si baba me miqtë e tij. Por nuk i paskemi parë të gjitha.

Kjo video që Tuna sapo ka postuar në Instagramin e saj ka përmbledhur momentet më të bukura pas lindjes së Tian dhe orët e para me të. 

Këngëtarja u bë nënë si fryt i lidhjes me Patris Berishën. Ata zgjodhën ta quajnë djalin Tian, i cili është një emër i shkurtër dhe i thjeshtë, që zanafillën e ka nga Kina e lashtë.

Kinezët kanë një lidhje mistike, me qiellin, ndaj Tian për ta është gjithçka që lidhet me hapësirën qiellore dhe me fuqinë e mbinatyrshme. /b.l/noa.al/