Transmetuar më 17-05-2017, 23:07

Skuadra e Juventusit fiton “Kupën e Italisë” pas triumfit përballë Lazios me rezultatin 2-0.

Takimi u zhvillua mbrëmjen e sotme në stadiumin “Olimpico” të Romës, ku bardhezinjtë e zgjidhën rezultatin që në pjesën e parë të lojës.

Të dy golat u shënuan nga Daniel Alves (12’) dhe Leonardo Bonucci (25’).

Për Lazio u aktivizua edhe portieri i kombëtares shqiptare Tomas Strakosha, i cili zhvilloi një ndeshje shumë të mirë duke shmangur gola të sigurtë me pritjet e tij fantastike.

Pas këtij triumfi, Juventus qendron në lojë edhe për dy trofe të tjerë, kampionatin e “Serisë A” dhe trofeun e "Ligës së Kampioneve", pasi do të përballet në finale me Real Madridin.

Më poshtë keni golat e takimit:/a.k/noa.al/