Transmetuar më 17-05-2017, 20:25

Ndalohet autori i dyshuar i plagosjes së dy shtetasve mëngjesin e sotëm në Krujë.

Pas një kontrolli të imtësishëm të territorit gjatë ditës së sotme, policia e Krujës ka mundësuar identifikimin e vendit ku fshihej autori i dyshuar duke e arrestuar në flagrancë,  pa kaluar 24 orë nga kryerja e veprës penale.

Mësohet se në pranga ka rënë Oltion Suta 36 vjeç, banues në Krujë, polic në Burgun e Zaharisë, Krujë.

Suta, mëngjesin e sotëm, rreth orës 06: 45, në ambientet e një lokali, tek një karburant,  në afërsi të stadiumit, Krujë,  pas një konflikti çasti, për motive të dobëta është konfliktuar me dy shtetas, një prej të cilëve daja i tij.

Në debat e sipër ai dyshohet se ka plagosur me armën e shërbimit, pistoletë TT  shtetasit R.Sh., (daja i të arrestuarit) rreth 55 vjeç dhe G.G., (plagosur lehtë në dorë) rreth 30 vjeç, banues në Krujë.

Të dëmtuarit ndodhen në spitalin Ushtarak në Tiranë, ku shtetasi R.Sh., ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërsa shtetasi G.G., është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur arma e zjarrit tip pistoletë TT dhe një gëzhojë.

Mbi të ndaluarin rëndon vepra penale "Vrasja në rrethana cilësuese" e mbetur në tentativë./a.k/noa.al/