Transmetuar më 17-05-2017, 19:54

Aktiviteti sportiv është shumë i rëndësishëm për shëndetin tonë dhe këtu përfshihet çdo lloj aktiviteti fizik. Ecja është aktiviteti fizik i cili ndodh çdo ditë dhe në mënyrë të natyrshme. Më poshtë mund të gjeni disa nga dobitë e ecjes të cilat mund t’ju befasojnë.

1. I lufton gjenet të cilat e promovojnë shtimin e peshës

Hulumtuesit e Harvardit studiuan 32 lloje të gjeneve të cilat e promovojnë shtimin e peshës, tek 12.000 individ, për të përcaktuar sa i madh është kontributi i tyre në peshën trupore. Ata gjetën se tek ata individ të cilët bëjnë ecje të shpejtë për të paktën 1 orë në ditë, efekti i këtyre gjeneve ishte përgjysmë më i vogël.

2. Ul ndjenjën e urisë

Një numër studimesh nga Universiteti i Exeterit gjetën se ecja për 15 minuta mund të shuaj nevojën për të ngrënë çokollatë dhe po ashtu mund të ulë sasinë e çokollatës të cilën e hani gjatë situatave stresuese. Një studim i ri po ashtu konfirmon se ecja e zvogëlon ndjenjën e urisë për pothuajse të gjitha produktet me shije të ëmbël.

3. Ul rrezikun për t’u prekur nga kanceri i gjirit

Studiuesit tashmë e kanë vërtetuar se çfarëdo forme e aktivitetit fizik ka efekte pozitive kundër kancerit të gjirit. Shoqëria Amerikane e Kancerit në një hulumtim i cili u fokusua kryesisht në efektin e ecjes kundër kancerit të gjirit vërtetojë se femrat të cilat ecnin 7 orë në javë, kishin 14% gjasa më pak për tu prekur nga kanceri i gjirit sesa ato të cilat ecnin 3 ose më pak orë në javë. I njëjti studim po ashtu argumenton që kjo mbrojtje vlen edhe për femrat potencialisht të rrezikuara nga kanceri i gjirit sikurse femrat obeze dhe ato që përdorin shtesa hormonale.

4. Lehtëson dhimbjen e nyjeve

Disa studime kanë gjetur se ecja zvogëlon dhimbjen e shkaktuar nga artriti dhe ecja e afërsisht 10 km në javë parandalon formimin e artritit në veçanti, shkruan intv. Ecja mbron nyjet, veçanërisht gjunjët dhe ijet, pjesë këto shumë të rrezikuara nga artriti, duke i lubrifikuar ato dhe duke forcuar muskujt që i rrethojnë këto pjesë.

5. Përmirëson sistemin imunitar

Ecja mund të ndihmojë në parandalimin e gripit sezonal. Një studim me mbi 1000 pjesëmarrës të të dy gjinive gjeti se ata të cilët ecin 20 minuta në ditë, të paktën 5 ditë në javë, totalisht kishin 43% më pak ditë të sëmurur nga gripi sesa ata të cilët bënin aktivitet fizik 1 ose më pak herë në javë. Për më tepër, edhe nëse ju shfaqej gripi, kishin simptoma më të butë dhe shëroheshin më shpejtë. /b.l/noa.al/