Transmetuar më 17-05-2017, 19:22

Edhe pse ende nuk dihet nëse Gastare ka mbetur apo jo shtatzënë, banorët e tjerë të shtëpisë së Big Brother kanë vendosur që të jenë më të kujdesshëm ndaj saj.

Duke parë edhe dëshirën e madhe të Gastares dhe Adnandit, banorët e tjerë shprehen se shpresojnë se ajo të ketë mbetur shtatzënë, por ata sugjerojnë se Gastare duhet të tregojë kujdes edhe me stërvitjen, e nëse konfirmohet se ajo është shtatzënë ta ndërpresë.

“Ishalla. Po të jetë, s’duhet me vazhdu stërvitjen. Muaji i parë është i vështirë sa të ngjizet”, thotë Marjusi, i vetmi baba brenda shtëpisë.

Gastarja dhe Adnandi janë bërë çift prej disa vitesh, por edhe përse ata nuk e kanë kurorëzuar në martesë këtë lidhje, kjo nuk i pengon që të kenë një fëmijë.

Ata tregojnë se para se të hyjnë në Big Brother kanë tentuar që të bëhen me fëmijë, e tanimë Gastarja dyshon se ka mbetur shtatzënë, duke kërkuar edhe një test shtatzënie, shkruan faqja e “BB”.

“Vëllai i Madh” i ka kërkuar që ajo ta ndajë edhe me banorët e tjerë këtë gjë. “Kur ishim jashtë ne provuam për një bebe. Unë bëra një test, bëra një analizë dhe të shtunën do më japin përgjigje po ose jo. Nëse unë jam shtatzënë, apo jo”, u thotë Gastarja banorëve të tjerë. /b.l/noa.al/