Transmetuar më 17-05-2017, 18:28

Të shumë janë ata që kanë dëgjuar për ciklopin, krijesën mitologjike me një sy në mes të ballit, të bëra të famshme nga poeti antik grek Homer në episodin e tij të pavdekshëm Odisea.

Por në Indi, ciklopi ekziston që prej 10 majit, megjithëse në një formë me katër këmbë. Një kec ka habitur veterinerët në Assam të Indisë, pasi ka lindur me një çrregullim të rrallë; vetëm një sy në mes të ballit.

Syri është pjesërisht funksional dhe kjo ka habitur edhe më shumë veterinerët, që kur u njohën për herë të parë me rastin u shprehën pesimistë nëse kafsha do të mbijetonte.

Por keci jo vetëm mbijetoi, por tani shtëpia (më saktë kasollja) e të zotit të tij është shndërruar në një vend pelegrinazhi për shumë indianë që e shohin si perëndi.

Një fshatar që kishte ardhur për të parë kecin tha: "Kur erdha në fillim për ta parë, mendova se është një gënjeshtër, por mbeta u habitur kur pashë një dhi me një sy të vetëm”.

Ndërsa pronari i kecit Mukhuri tha: "Është përgjegjësia ime të kujdesem për foshnjën e dhisë. Mund të jetë diçka nga Perëndia që keci ka lindur në shtëpinë tonë”.

Mukhuri beson gjithashtu se lindja e këtij keci do të sjellë fat në shtëpinë e tij. “Shumë njerëz po vijnë në vendin tonë për të parë këtë kec. Jemi të lumtur që na bëri të famshëm”. /b.l/noa.al/