Transmetuar më 17-05-2017, 18:12

Një person është hedhur nga kati i shtatë i një pallati gjatë ditës së djeshme në Tiranë, pranë zonës së njohur si “ish-Fusha e Aviacionit”.

Burime nga policia bëjnë me dije se i riu me inicialet E.K., 28 vjeç ka ndërmarrë këtë akt të rëndë për jetën në kushte të rënduara depresioni.

Sipas dëshmive të familjarëve i riu vuante nga depresioni ç’ka dyshohet të jetë edhe shkaku kryesor i këtij veprimi të rëndë.

Menjëherë pas ngjarjes i riu është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërsa raportohet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë.

Lidhur me rastin materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme. /b.l/noa.al/