Transmetuar më 17-05-2017, 17:18
Publicitet

Një qen shtëpiak që kishte dalë në rrugët e qytetit të Elbasanit si rëndom plot të tjerë bëjnë të njëjtën gjë, është përballur me një qen pitbull i cili i është sulur për ta shqyer.

Pamjet filmike që ju sjell noa.al më poshtë tregojnë momentet plot ankth, teksa qeni pitbull sulmon qenin e zi me synimin për ta mbytur.

Në prani të qenit pitbull është dhe pronari i tij. Ai bën përpjekje që ta ndajë nga qeni tjetër për të shmangur vrasjen, por e ka të pamundur.

Plot njerëz të tjerë afrohen dhe përpiqen që ta shkëpusin qenin pitbull nga tjetri, por ai ia ka ngulur dhëmbët në fyt dhe për të duket se është çështje kohe, pret vetëm që t’i marrë jetën.  Minutat e ethshme që shihen te video e parë, bëhen edhe më të rënda në pamjet disasekondëshe që shihni në videon e dytë, kur dallohen përpjekjet e forta për të shpëtuar qenin e futur në kthetrat e pitbullit.

Në fund, dikush tregohet më trim dhe kap nga këmbët pitbullin duke arritur më në fund që ta shkëpusë nga qeni që kishte sulmuar. Kur pitbulli u largua, qeni i gjorë ishte ende nën shok derisa arriti të ngrihej, i gjallë. /noa.al/

Loading...