Transmetuar më 17-05-2017, 17:11

Dy shpërthime janë regjistruar në dy këmbët mbajtëse të një shtylle të tensionit të lartë në Kodër Thumanë në Krujë.

Burime nga policia sqarojnë se shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur 4 ditë më parë, pra më 13 maj rreth orës 02:00, ndërsa janë shoqëruar pesë shtetas me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.

Shtetasit e shoqëruar banojnë në afërsi të vendit të ngjarjes dhe deklarojnë se para 3-4 ditësh kanë dëgjuar dy shpërthime të njëpasnjëshme, por nuk e kishin lokalizuar vendin.

Efektivet e Policisë kanë gjetur dhe dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme: disa mbetje lënde plasëse e dyshuar eksploziv; rreth 40 cm fitil zjarrëpërcjellës i djegur; mbetje prej qelqi që është përdorur si mekanizëm për ndezje.

Veprimet e tjera procedurale po kryhen nga Specialistë të Drejtorisë Kundër Akteve Terroriste Tiranë. /b.l/noa.al/.